Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 2 min lexim

Këto janë vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

Redaksia Lajmetereja • 29-05-2025 10:57
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Këto janë vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260’të. ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje qeveria ka: –         Emëruar znj. Fikrije Zymberi në pozitën e Drejtores Ekzekutive në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur; –         Emëruar znj. Besa Bytyqi – Baraliu në pozitën e Drejtores së Përgjithshme të Inspektoratit të Arsimit; –         Emëruar znj. Sebahate Bushrani Ibraimi në pozitën e Drejtores Ekzekutive në Agjencinë e Meteorologjisë së Kosovës; –         Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit; –         Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Thesarin e Kosovës; –         Ndarë 20,721 euro me qëllim mbulimin e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI); –         Emëruar Komisionin e Ankesave për Shtetësi. Ky komision do të funksionojë si organ i pavarur administrativ për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve për shtetësinë, duke siguruar një proces të drejtë dhe transparent. Qëllimi është forcimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe përmirësimi i procedurave administrative në këtë fushë; –         Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit Mbyllja e Deponisë aktuale dhe realizimin e Deponisë Sanitare të Re në Pejë, Zona Kadastrale Lutogllavë, Komuna e Pejës; –         Emëruar z. Labinot Zeqiri në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë; –         Plotësuar dhe ndryshuar Tabelat nga paragrafi 2. i nenit 10 të Ligjit Nr.02/L-128 për Barnat Narkotike, Substancat Psikotrope dhe Prekursorë, duke u bazuar në mekanizmat për ndërrim dhe plotësim të përcaktuar me Konventat Ndërkombëtare për kontrollin e Narkotikëve; –         Rialokuar 4.5 milionë euro në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nga projekti kapital “Bashkëfinancimi me donatorët për skemën e granteve bazuar në performancën komunale” në 25 projekte kapitale në përputhje me 25 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe Kryetarët e Komunave dhe donatorët; –         Aprovuar Planin e rishikuar të Veprimit 2025-2026 për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026.  Përmes këtij plani të veprimit synohet të rritet autonomia lokale dhe të ofrohen shërbime me kosto efektive nëpër komuna.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar