Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Krizë te Vllaznia e vajzave, trajneri Leka paralajmëron skenarin më të errët: Ekipi mund të shkrihet

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 10:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Krizë te Vllaznia e vajzave, trajneri Leka paralajmëron skenarin më të errët: Ekipi mund të shkrihet
Këtë sezon, Vllaznia e vajzave po tregon një fytyrë krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluar, duke humbur statusin e pretendunzes kryesore për titull. Kjo dëshmohet qartë edhe nga renditja aktuale, ku skuadra shkodrane pozicionohet në vendin e tretë, gjashtë pikë larg kryesueses, Apolonisë. Dështimi me rezultatin 0-3 në shtëpi përballë vajzave fierake, në kuadër të javës së gjashtë të Abissnet Superiores, ka lënë shenja të rënda, por ajo që ka habitur më shumë është reagimi i trajnerit Nikolin Leka, i cili ka lënë të kuptohet se skuadra po kalon momentet më kritike të historisë së saj. "Ndeshje aspak e mirë nga ana jonë në disfatën kundër Apolonisë. Nuk duhet të shkonte kështu, megjithëse situatat erdhën deri këtu. Të shohim në ditët në vazhdim. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Ndoshta i erdhi edhe fundi dominimit të Vllaznisë," u shpreh fillimisht ai. Tekniku Leka mori përgjegjësitë mbi vete, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë e mbylljes përfundimtare të aktivitetit të këtij ekipi: "Fajet po i marr vetë i pari, sepse unë jam trajneri. Faje kemi të gjithë. Çdo fillim e ka një fund. Normalisht, edhe ekipi mund të shkrihet. Nuk është ndonjë çudi e madhe, sepse situatat nuk kanë qenë aspak të mira." Në fund, trajneri konfirmoi se do të ketë një ballafaqim me drejtuesit për të vendosur për fatin e skuadrës: "Do të ulemi me drejtuesit, do i diskutojmë gjërat më mirë. Unë nuk kam se çfarë them më tepër, do të ulem me drejtuesit, do i diskutojmë të gjitha gjërat se si mund të jetë vazhdimësia. E thashë edhe njëherë, mund të shkrihet Vllaznia e vajzave, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme." Vlen të theksohet se pas largimit të ish-presidentit Lazer Matija, drejtimi dhe menaxhimi i kësaj skuadre i ka kaluar presidentit të Vllaznisë për djem, Alban Xhaferi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar