Kronikë
Aksident në Pogradec: Bien nga lartësia e pallatit gjatë punimeve në fasadë, 57-vjeçari përfundon në spital në gjendje të rëndë
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një punëtor 57-vjeçar ka pësuar lëndumë të rënda pasi është rrëzuar nga lartësia.
Incidenti është regjistruar ndërkohë që ai ishte duke kryer punime për veshjen e fasadës së një pallati.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka kapur orët e para të mëngjesit, kur rreth orës 08:30, i lënduari me inicialet A.G. është transportuar urgjentisht në spitalin e Pogradecit, ku aktualisht po mbahet nën kujdesin e mjekëve për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.
Ndërkaq, autoritetet kompetente dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e plotë të këtij aksidenti në punë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: