Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Bajrami: Beteja e Kurtit nuk është me ndërtu, por me shkatërru

Redaksia Lajmetereja • 29-05-2025 09:58
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bajrami: Beteja e Kurtit nuk është me ndërtu, por me shkatërru
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti për protestat e bizneseve të cilat janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, që hyn në fuqi më 1 qershor. Sipas saj, në vend që të ofrojë zgjidhje për shqetësimet e bizneseve, Kurti ka zgjedhur të përballet me to dhe t’i krahasojë protestat e tyre me barrikadat e vendosura nga Lista Serbe në të kaluarën. “Beteja e Kurtit nuk është me ndërtu, por me shkatërru. Është turp që protestat e bizneseve, punëdhënësve më të mëdhenj të vendit, krahasohen me barrikada. Ndërkohë që Kurti nuk e thotë asnjë fjalë për koston prej 800 eurosh për transportin e 1 megavatit energji që e bën kompania e Vuk Hamoviqit – për të cilin ai dikur na ligjëronte kur ishte në opozitë”, ka thënë Bajrami. Ajo kritikoi faktin se Kuvendi është futur për të 23-tën herë në pauzë 48-orëshe, duke ia adresuar fajin Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë që, sipas saj, ka për obligim të ofrojë zgjidhje. “Na kujtohet kur Kurti e ka mundur Rrahman Jasharajn me ato grevat. Nuk e ka mundur Jasharajn, por arsimin. Nëse Kurti i mund edhe bizneset, atëherë e mund ekonominë. Dhe kur Kurti i mund arsimin dhe ekonominë, e vetmja përfituese është Serbia”, shtoi Bajrami. Ajo kërkoi që të hetohet e gjithë qasja e qeverisë në sektorin e energjisë gjatë katër vjetëve të fundit, duke paralajmëruar pasoja të rënda për ekonominë nëse kriza nuk menaxhohet me përgjegjësi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar