Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Reagim i ashpër ndaj heqjes së fotografisë së Presidentit historik Ibrahim Rugova

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 10:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Reagim i ashpër ndaj heqjes së fotografisë së Presidentit historik Ibrahim Rugova
Mbajtja e një emri me peshë të madhe historike, si Gjergj, Gjon apo Justina, nuk mjafton për të dëshmuar vlerën e vërtetë. Kjo e fundit dëshmohet vetëm përmes veprave konkrete atdhetare e krijuese, si dhe me anë të respektit dhe nderimit më të lartë ndaj figurave themeltare të kombit tonë dhe të Dardanisë. Heqja e portretit të arkitektit të pavarësisë dhe Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, përfaqëson një gjest të rëndë dhe të papranueshëm. Ky veprim dëshmon mungesë vetëdijeje për rrënjët tona, humbje të identitetit dhe mungesë të një vizioni të qartë për të ardhmen që duam të ndërtojmë. Në të kaluarën ekzistonte bindja se zgjedhja e një figure me emrin Justina në krye të shtetit do t'u komunikonte ndërkombëtarëve dhe diplomatëve europianë se Kosova vazhdon të ketë pasardhës të denjë të Pjetër Bogdanit dhe Nënë Terezës. Mirëpo, zhvillimet aktuale po tregojnë të anërtën. Emri i përveçëm nuk mjafton për ta lartësuar apo për t'i dhënë vlerë një njeriu. Vetëm një jetë e mbushur me vepra të ndershme, që mbron identitetin europian dhe nderon personalitetet që vendosën themelet e shtetit, i jep kuptim të vërtetë çdo përgjegjësie dhe çdo emri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar