Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Krasniqi: Kurti i krahason bizneset me bandat kriminale në veri, e turpshme

Redaksia Lajmetereja • 29-05-2025 09:53
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Krasniqi: Kurti i krahason bizneset me bandat kriminale në veri, e turpshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria në detyrë po tenton t’i shkatërrojë bizneset me vendimin për dalje në treg të lirë. Ai e ka quajtur të turpshme deklaratën e kryeministrit në detyrë, i cili duke kritikuar bizneset për protestën e së enjtes tha se “koha e barrikadave ka kaluar”. “Është e turpshme që kryeministri në detyrë i krahason punëtorët e Kosovës, bizneset me grupet dhe bandat kriminale në veriun e vendit që në të kaluarën kanë bërë barrikada. Është e turpshme, e papranueshme dhe nuk do duhej të ndodhte. Sot po flasim jo për 1% siç e ka quajtur kryeministri, por për mbi 50% të punësuarve në sektorin privat”, ka thënë ai para mediave pas dështimit të konstituimit të Kuvendit. Krasniqi shtoi se të premten PDK-ja nis betejën ligjore për këtë vendim. “PDK-ja do të fillojë betejën ligjore nesër për këtë rast. Nesër do bëjmë kundërshtim administrativ në ZRRE, për të vazhduar betejën ligjore deri në anulimin e këtij vendimi”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar