Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Lavrov: Pakti energjetik me SHBA-në solli stabilitet dhe u ulën çmimet globale

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 09:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lavrov: Pakti energjetik me SHBA-në solli stabilitet dhe u ulën çmimet globale
Kryediplomati rus, Sergej Lavrov, ka deklaruar të martën se mirëkuptimi i arritur mes Moskës dhe Uashingtonit për lehtësimin e sanksioneve mbi shitjen e karburanteve ruse përbën një gur thelbësor për stabilitetin e tregut global të energjisë. Sipas tij, ndryshe nga kundërshtarët e saj, Rusia nuk i shfrytëzon lidhjet ekonomike për qëllime gjeopolitike apo për të dëmtuar rivalët, duke rikujtuar se vendi i jo ka furnizuar evropianët me lëndë djegëse në vlerë prej 320 miliardë dollarësh. “Një kontribut i rëndësishëm për sigurinë energjetike ishte marrëveshja e arritur midis udhëheqësve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të pezulluar kufizimet në eksportin e karburantit rus dizel”, u shpreh Lavrov gjatë fjalës së tij. Ministri shtoi se hapat për zbatimin e kësaj marrëveshjeje kanë nisur tashmë, duke sjellë një ulje të menjëhershme të çmimeve në tregje, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e Moskës për të garantuar një furnizim të sigurt dhe të ekuilibruar. Kjo marrëveshje vjen pas një komunikimi telefonik që muajin e kaluar pati Presidenti i SHBA-së Donald Trump me homologun e tij rus Vladimir Putin, ku u dakordësua që Moska të dërgojë menjëherë mbi 300,000 ton naftë në tregun amerikan dhe atë ndërkombëtar. Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur gjithashtu se Rusia do të nisë dërgimin e 500,000 tonëve shtesë gjatë muajit nëntor, të ndjekura nga 1 milion ton të tjera menjëherë pas kësaj periudhe. Më tej, Trump theksoi se brenda një afati të shkurtër kohor mund të sigurohen edhe 3 milionë tonë shtesë, në varësi të gjendjes dhe kapaciteteve të rafinerive ruse të naftës. Derisa Putin vlerësoi se këto dërgesa do t'i shërbejnë ekonomisë botërore, nga ana tjetër, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka kundërshtuar ashpër këtë pakt, duke paralajmëruar se zbutja e kufizimeve mund të ndihmojë në financimin e ushtrisë ruse. Nga ana e tij, Lavrov theksoi se një sistem i qëndrueshëm energjetik është i pazëvendësueshëm për rritjen ekonomike, duke fajësuar sanksionet e Perëndimit dhe sekuestrimin e cisternave të huaja për trazirat në tregun e karburanteve. Ai gjithashtu akuzoi Kievin për sulme të vazhdueshme ndaj infrastrukturës jetike në Rusi dhe territore të tjera, duke u shprehur se këto veprime kanë kaluar pa u vënë re, pavarësisht thirrjeve të Presidentit Trump për ndalimin e tyre. Bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, Lavrov e cilësoi si një tjetër faktor tejet destabilizues për sektorin energjetik global. “Pretendimet e NATO-s, BE-së dhe shteteve të tyre anëtare për të diktuar kushtet në zona të ndryshme detare janë tërësisht të papranueshme”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar