Aktuale
Gjendja në rrugët e Maqedonisë: Qarkullim pa pengesa dhe pa pritje në pikat kufitare
Reklamë e Sponsorizuar
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë ka njoftuar se qarkullimi rrugor në të gjithë territorin e vendit po zhvillohet normalisht, pa asnjë pengesë dhe në kushte rrugësh të thata.
Sipas të dhënave zyrtare, fluksi i automjeteve në akset rrugore jashtë zonave urbane paraqitet me një intensitet mesatar, duke krijuar kushte të favorshme për udhëtim.
"Në pikat e kalimit kufitar nuk regjistrohen pritje të gjata, qoftë për hyrje apo për dalje nga vendi", bëjnë të ditur nga LAMM.
Megjithatë, institucioni kompetent u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes, veçanërisht në zonat e luginave, ku ekziston rreziku i shembjeve dhe rëshqitjeve të dheut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: