Politikë
1 min lexim
Qeveria në detyrë emëron persona në pozita të larta, thotë se po përmbyll procese të nisura
Reklamë e Sponsorizuar
Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka emëruar disa persona në disa pozita të larta.
Fikrije Zymberi, është emëruar drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë për arsimin dhe aftësimin profesional dhe arsimin për të rritur.
Drejtoreshë e përgjithshëm i Inspektoratit të arsimit është emëruar Besa Bytyqi -Baraliu, ndërsa Sebahate Dushani-Ibrahimi, është emëruar drejtoreshë ekzekutive në Agjencisë së Meteorologjisë së Kosovës.
Labinot Zeqiri është emëruar kryeinspektor i Inspektoratit qendror shëndetësor.
Për këto emërimi kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se me këto emërime nuk po nisin procese të reja, por po përmbyllin procese që kanë nisur në kohën kur qeveria ka qenë në mandat të rregullt.
“Sot do të marrim vendime për emërime në pozita ta larta drejtuese si dhe për formimin e komisioneve ad-hock apo komisioneve të përkohshme me qëllim përmbylljen e proceseve rekrutuese, të gjitha këto të filluara para datës 22 mars 2025, kur qeveria jona ka kaluar në qeveri në dorëheqje. Në këtë rast me këto vendime nuk po fillojmë procese të reja, por vetëm po i përmbyllim ato që kemi nisur e janë zhvilluar gjatë mandatit tonë të rregullt”, ka deklaruar Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: