Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Skema e paligjshme e transmetimeve televizive: Tre persona dënohen me burg për shitjen e dekoderapiratë

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 09:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skema e paligjshme e transmetimeve televizive: Tre persona dënohen me burg për shitjen e dekoderapiratë
Gjykata ka dhënë dënimin me burg për tre shtetas të akuzuar për skemën e shitjes së paligjshme të paketave televizive përmes pajisjeve dekoder dhe rrjeteve sociale, pas një hetimi të udhëhequr nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë. Të pandehurit F.Ç., A.S. dhe E.Xh. u shpallën fajtorë për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”, të parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 1 i Kodit Penal. Operacioni dhe hetimet e nisura nën procedimin penal nr. 6847 të vitit 2023 morën shkas nga kallëzimi i shoqërisë Digitalb. Sipas kallëzimit, disa subjekte po shfrytëzonin rrjetet sociale për të tregtuar paketa televizive të kësaj kompanie, duke mashtruar klientët se gjoja zotëronin të drejtat e transmetimit dhe duke siguruar të ardhura në dëm të operatorëve legjitimë. Nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjes, organi i akuzës arriti të zbulojë dhe dokumentojë aktivitetin e subjekteve të përfshira. Konkretisht, bëhet fjalë për subjektin “FRA SYSTEM IPTV” në pronësi të F.Ç., i cili e tregtonte paketën për 79 euro; subjektin “Elektronika Shop” në pronësi të E.Xh., i cili operonte në Facebook duke shitur paketa për 4000 lekë me dërgesë përmes postave private; si dhe subjektin “4k server (Kanale.al)” në pronësi të A.S., i cili zhvillonte aktivitetin e tij në rrjetin social “Instagram”. Në pajisjet elektronike të shitura te klientët, të pandehurit kishin instaluar aplikacione që mundësonin shfaqjen e kanaleve televizive të platformave si Digitalb, Tring dhe paketa të tjera ndërkombëtare, pa pasur asnjë licencë apo autorizim nga zotëruesit e ligjshëm të të drejtave të transmetimit. Kjo skemë përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemet kompjuterike dhe rrjetet e transmetimit të të dhënave. Të dhënat e koduara, që u takojnë ekskluzivisht përdoruesve të licencuar, janë marrë dhe shpërndarë në mënyrë të kundërligjshme për persona të paautorizuar, duke përdorur mashtrimin kompjuterik për të anashkaluar sistemet e sigurisë. Provat e siguruara gjatë hetimeve konfirmuan se i gjithë ky operacion është ndërmarrë me dashje direkte dhe me qëllim përfitimi personal material. Të pandehurit shmangën çdo detyrim financiar, kontratë apo proces licencimi ndaj kompanive që ofrojnë shërbimet në rrugë ligjore, duke shfrytëzuar të dhënat e përvetësuara për fitime të padrejta. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor dhe mbi bazën e provave të grumbulluara, u vërtetua plotësisht konsumimi i elementëve të veprës penale të mashtrimit kompjuterik. Për këto arsye, tre të pandehurit u dënuan nga gjykata me nga nëntë muaj burgim secili.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar