Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Kurti: Rritja e pranisë së forcave serbe pranë kufirit, reaksion ndaj “Defender Europe 2025”

Redaksia Lajmetereja • 29-05-2025 07:59
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti: Rritja e pranisë së forcave serbe pranë kufirit, reaksion ndaj “Defender Europe 2025”
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se besojnë që rritja e gatishmërisë së forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, është reaksion ndaj ushtrimit “Defender Europe 2025”, nikoqire e të cilit është edhe Kosova. “Rritja e gatishmërisë dhe e pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë, besojmë se është reaksion ndaj Defender Europe 2025. Por ajo që nuk e dimë ende është se a po e bën këtë vet Serbia a po ia ka kërkuar Rusia”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë. Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim, duke thënë se institucionet e Kosovës po dëshmojnë se janë të afta për të mirëpritur në territorin e saj organizime komplekse. “Defender Europe 2025”, konsiderohet si stërvitja më e madhe shumëkombëshe që është zhvilluar ndonjëherë në territorin e vendit. Në operacionin e udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë po marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s. Pjesë e këtij ushtrimi është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), që bashkëpunon me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse në aktivitete që simulojnë operacione mbrojtëse, sulmuese dhe të stabilitetit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar