Politikë
Vlerësim ndërkombëtar për ish-presidenten Osmani, nderohet me Çmimin Global për Diplomaci në Turqi
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është fituese e çmimit prestigjioz “Global Diplomacy Award”, një vlerësim ky që i është ndarë në kuadër të një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare.
Ceremonia solemne e dorëzimit të këtij çmimi u organizua në Turqi, me ftesë zyrtare të Këshillit Global të Gazetarisë (“Global Journalism Council”), ndërsa dëshmitarë të këtij momenti u bënë mbi 350 personalitete nga 32 vende të ndryshme të globit.
Pas pranimit të këtij titulli, Osmani ka shprehur ndjenjat e mirënjohjes, duke theksuar se diplomacia e mirëfilltë shërben për të ngritur ura komunikimi dhe për të mbrojtur gjithmonë parimet e drejtësisë.
“Këtë çmim ia dedikoj, sikurse çdo çmim tjetër, popullit të përvuajtur të Kosovës, i cili sakrifikoi gjithçka, deri edhe fëmijët në djep, që ne sot ta gëzojmë lirinë. Njëkohësisht, ia dedikoj Atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Ibrahim Rugova, i cili na mësoi rëndësinë e aleancave, të ndërtimit të urave dhe të kultivimit të miqësive”, ka shkruar Osmani në mesazhin e saj.
Po ashtu, ajo ka vënë në pah rolin jetik të gazetarëve gjatë periudhës së luftës në Kosovë, duke e cilësuar këtë çmim edhe si një përulje ndaj guximit të tyre për të dokumentuar të vërtetën që kontribuoi në shpëtimin e shumë jetëve.
“Sepse gazetaria e guximshme nuk është vetëm dëshmi e historisë, por edhe mbrojtje e jetës dhe e njerëzimit”, ka shtuar tutje Osmani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: