Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Sot tentimi i 23-të për konstituim të Kuvendit

Redaksia Lajmetereja • 29-05-2025 06:48
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sot tentimi i 23-të për konstituim të Kuvendit
Sot prej orës 11:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për vazhdimin e 23-të të seancës konstituive të nisur më 15 prill. Vazhdimi i seancës i mbajtur të martën është ndërprerë menjëherë pasi nuk është votuar formimi i Komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhje të kryeparlamentarit. Ka qenë tentimi I 14-të për të formuar këtë komision. Të pranishëm në sallë kanë qenë 109 deputetë nga 120. Prej tyre, 55 kanë marrë pjesë në votim. 54 kanë votuar pro formimit të komisionit zgjedhor që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, ndërsa një kundër. Pas dështimit përfaqësues të partive politike kanë fajësuar njëri-tjetrit teksa asnjëri nuk e ka marrë përgjegjësinë për ngërçin e krijuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar