Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Valon Syla: Gjatë mandatit të Kurtit Kosovën e braktisën 250 mijë qytetarë, fjalët për punësim janë mashtrim

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 08:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Valon Syla: Gjatë mandatit të Kurtit Kosovën e braktisën 250 mijë qytetarë, fjalët për punësim janë mashtrim
Gazetari i njohur Valon Syla, gjatë një diskutimi televiziv në emisionin “Pressing” në T7, ka ngritur shqetësimin se rreth 250 mijë persona janë larguar nga Kosova gjatë gjashtë viteve të fundit. Sipas tij, ky largim masiv është një dukuri e pritshme për shkak të pamundësisë së vendit për të ofruar vende pune, ndërsa ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, i cili u bën thirrje qytetarëve të kthehen duke u premtuar punësim. “Vetë i kanë ikur 250 mijë, kanë me ikur. Një Vushtrri në vit ikë, shumë mirë që ikin sepse nuk mundet me i punësu Kosova. Por, kur thotë Qeveria hajdeni se unë ju shti në punë, e këta brenda nuk munden”, është shprehur Syla gjatë emisionit. Ai gjithashtu ka vënë në pah praktika abuzive të një pjese të diasporës, duke pretenduar se disa prej tyre përfitojnë nga ndihmat sociale në vendet perëndimore ndërkohë që kthehen në Kosovë me automjete luksoze të marra me kredi vetëm për t'u dukur. “E marrin ndihmat tona, tash kanë filluar hetimet. Hyjnë kredi për kerre shtrejta me ardh me u fry, e në fakt jetojnë me ndihma sociale. A është ky truni, ky është një manipulim”, ka shtuar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar