Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Gjendet trup i pajetë – Dyshohet për vetëvrasje pranë “Fontanës”

Redaksia Lajmetereja • 29-05-2025 06:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjendet trup i pajetë – Dyshohet për vetëvrasje pranë “Fontanës”
Publikuar më: Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, pranë vendit të njohur si “Fontana”. Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 06:15 të datës 29 maj 2025, është raportuar për një trup të dyshimtë në tokë. Në vendin e ngjarjes është dërguar njësia policore, e cila ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete dhe me gjurmë gjaku, duke ngritur dyshime të forta për vetëvrasje. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor nga Urgjenca, i cili ka konstatuar vdekjen e personit. Gjithashtu janë njoftuar hetuesi kujdestar, krimtekniku dhe njësitë tjera të nevojshme, të cilët kanë marrë në dorë rastin për hetim të mëtejshëm. Identiteti i viktimës dhe rrethanat e sakta të vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar