Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Bizneset protestojnë sot për shkak të çmimit të rrymës duke bllokuar rrugët në hyrje të Prishtinës

Redaksia Lajmetereja • 29-05-2025 05:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bizneset protestojnë sot për shkak të çmimit të rrymës duke bllokuar rrugët në hyrje të Prishtinës
Publikuar më: Policia e Kosovës ka njoftuar se do të jetë e pranishme në terren dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së paralajmëruar për nesër nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK). Protesta, e cila pritet të mbahet të enjten nga ora 10:00 deri në 12:00, do të përfshijë pjesëmarrjen e bizneseve të ndryshme dhe do të zhvillohet në formën e një qëndrimi të qetë, përmes bllokimit të pjesshëm të disa prej rrugëve kryesore hyrëse për në Prishtinë. Kompanitë pjesëmarrëse do të vendosin automjete të rënda në këto lokacione, me qëllim që të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Sipas Policisë, rrugët që do të preken nga protesta janë: Veterniku – hyrja në Prishtinë, rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë, rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë, Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë “Kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për vonesat e mundshme dhe sugjerohet shmangia e këtyre rrugëve gjatë orarit të protestës. Policia thekson se protesta është paralajmëruar në një periudhë të shkurtër dhe është zhvilluar takim koordinues me organizatorin, ku janë theksuar obligimet ligjore dhe kufizimet që ndalojnë bllokimin total të rrugëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar