Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Policia e Kosovës bën thirrje që të shmangen rrugët ku realizohet protesta e nesërme

Redaksia Lajmetereja • 28-05-2025 21:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës bën thirrje që të shmangen rrugët ku realizohet protesta e nesërme
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të jetë në terren dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për mbajtjen e rendit dhe të sigurisë në protestën e nesërme e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Nga Policia e Kosovës kanë kërkuar shmangien e rrugëve në të cilat është paraparë të realizohet protesta. Pikat ku do të realizohet protesta janë: Veterniku – drejtimi për në hyrje të qytetit,Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë,Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë,Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë. “Kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për vonesat e mundshme dhe sugjerohet shmangia e këtyre rrugëve gjatë orarit të protestës. Policia thekson se protesta është paralajmëruar në një periudhë të shkurtër dhe është zhvilluar takim koordinues me organizatorin, ku janë theksuar obligimet ligjore dhe kufizimet që ndalojnë bllokimin total të rrugëve”, njofton PK. Nesër nga ora 10:00 deri në 12:00, është paralajmëruar se do të mbahet një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrje të bizneseve të ndryshme. Forma e paralajmëruar e protestës do të jetë qëndrim i qetë dhe bllokim i pjesshëm i rrugëve kryesore hyrëse për në Prishtinë, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse. / Klankosova.tv
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar