Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Kujdes! KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës deri në 9 orë në disa rajone të vendit

Redaksia Lajmetereja • 09-11-2026 22:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kujdes! KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës deri në 9 orë në disa rajone të vendit
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se ditën e martë, më 10 nëntor 2026, qytetarët në disa qytete dhe fshatra të ndryshme do të përballen me mungesë të energjisë elektrike për shkak të ndërhyrjeve të domosdoshme në rrjet. Sipas njoftimit zyrtar, kufizimet e planifikuara do të shtrihen në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit. Në disa prej zonave të caktuara, ndërprerja e furnizimit pritet të zgjasë deri në 9 orë rresht. Për të informuar konsumatorët, KEDS ka bërë publike oraret dhe vendndodhjet e sakta se ku do të ndërhyhet: PRISHTINË | 09:00 – 18:00 Pa energji elektrike do të mbetet zona e KFOR-it. Kjo ndërprerje ndodh për shkak të punimeve teknike që kanë për qëllim konvertimin e linjës nga tensioni 10 kV në 20 kV. PEJË – KLINË | 10:00 – 11:00 Kufizimet do të përfshijnë qytezën e Klinës, Dresnikun, Dollcin, një pjesë të rrugës "Sadik Rama", si dhe bizneset ETC Elkos Trading dhe Nora. FERIZAJ – SHTIME | 09:00 – 12:00 Në këtë zonë pa rrymë do të mbesin fshatrat Davidovc, një pjesë e Gjurkocit, Gjurkoci, Rashinca, Vojnoci dhe një pjesë e rrugës "Komandant Kumanova". MITROVICË | 10:00 – 15:30 Ndërprerjet do të kapmojnë Rahovën, Zhazhën, Vllahinë, Zijaqën, Dedin, Zabërgjën, Selacin, Maxherën, Melenicën, Boletinin, Kelmendë-Lipën, Lisicën, Lipën, si dhe rrugët Shemsi Ajeti, Bislim Bajgora, Brigada 141 Mehë Uka, Kadri Bistrica, Kemajl Ataturku, Hekurudhës dhe Brigada 142. GJAKOVË – MALISHEVË | 10:00 – 15:30 Energjia elektrike do të mungojë në fshatrat Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë. GJILAN – KAMENICË | 10:00 – 15:30 Kufizime të planifikuara do të ketë në disa pjesë të fshatrave Berivojcë, Crepanë, Dheu i Bardhë, Koretin dhe Topanicë. Sipas shpjegimeve nga KEDS, këto ndërhyrje janë pjesë e planit për mirëmbajtjen preventive të rrjetit shpërndarës, pastrimin e traseve nga vegjetacioni, eliminimin e defekteve ekzistuese dhe zbatimin e projekteve të reja investive. Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e paralajmëruar, nga KEDS u bëhet thirrje banorëve të zonave të prekura që të organizojnë aktivitetet e tyre ditore duke u mbështetur në oraret e shpallura të reduktimeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar