Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Arian Curri në “Top Story”: Klasa politike saboton ndryshimin, shpresa e vetme mbetet reagimi qytetar

Redaksia Lajmetereja • 09-11-2026 22:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arian Curri në “Top Story”: Klasa politike saboton ndryshimin, shpresa e vetme mbetet reagimi qytetar
Çështja e Reformës Zgjedhore dhe mundësia reale që ajo u jep qytetarëve për të përzgjedhur në mënyrë direkte përfaqësuesit e tyre, ishin në qendër të diskutimeve në emisionin “Top Story”, i moderuar nga Grida Duma. Gjatë këtij diskutimi, analisti Arian Curri analizoi lidhjet e ngushta mes politikës, burimeve financiare dhe lobimit të interesave ekonomike, duke sjellë në vëmendje një krahasim mes realitetit amerikan dhe atij shqiptar. Duke vënë në dyshim sinqeritetin e forcave kryesore politike për të reformuar sistemin aktual, Curri theksoi se dëshira e tij më e madhe mbetet ndërgjegjësimi i qytetarëve për të sjellë një kthesë rrënjësore në skenën politike të vendit. “Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo që ne i themi korrupsion, quhet lobizëm. Në SHBA analistët thonë se shikoni se kush mbledh më shumë para gjatë fushatës, fiton. Në Amerikë e ka pushtetin Trump, CIA, FBI, apo të gjithë bashkë, në një lojë fuqie. Në Shqipëri, prapë mendoj, se nëse themi oligarku më i madh është Rama, këtu mbaron. Por nëse themi se ka më shumë, ata se kanë problem se kush fiton, se prapë do marrin tendera”, u shpreh Curri. I pyetur nga Grida Duma mbi dinamikat aktuale elektorale dhe mundësinë e ndryshimeve në këtë drejtim, analisti dha një përgjigje skeptike për strukturat ekzistuese. “Shikoj që të dyja partitë do thonë nuk do tjetra. PS thotë ua jap 100 për qind, na duhen 101 deputetë. Do gjejnë justifikim. Pikëpyetja është se populli ynë demokratik a do e ketë fuqinë ta përmbysë këtë klasë politike. Unë shpresoj se do ndodhë kjo”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar