Sport
Gjermania përkujton 37-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, simbolit të lirisë dhe ribashkimit
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet gjermane kanë shënuar përvjetorin e 37-të të shembjes historike të Murit të Berlinit, ngjarje kjo e datës 9 nëntor 1989.
Kjo kthesë e madhe i dha fund ndarjes duke mundësuar ribashkimin e familjeve dhe miqve, riktheu lirinë e humbur dhe i hapi rrugën procesit të bashkimit kombëtar të Gjermanisë.
Në mesazhin e saj zyrtar, qeveria gjermane ka vlerësuar lart guximin, solidaritetin dhe protestat paqësore të qytetarëve të Gjermanisë Lindore, të cilët u ngritën në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë.
Gjithashtu, ekzekutivi gjermani ka vënë në dukje se kjo datë e shënuar shërben si një kujtesë e rëndësishme se liria dhe demokracia nuk duhet të merren si të mirëqena, duke rikujtuar se çdo qytetar mban përgjegjësi për mbrojtjen e tyre dhe për forcimin e një shoqërie të hapur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: