Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Quni tregon se si iu afruan ndërmjetësuses të Vetëvendosjes: “E ke të sigurtë postin e ministrit të mbrojtjes”

Redaksia Lajmetereja • 28-05-2025 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Quni tregon se si iu afruan ndërmjetësuses të Vetëvendosjes: “E ke të sigurtë postin e ministrit të mbrojtjes”
Anton Quni nga Lidhja Demokratike të Kosovës ka treguar se i janë ofruar – dhe çka i kanë ofruar – ndërmjetësues të Vetëvendosjes pas ofertës për LDK-në, që këta të fundit e refuzuan. “Kërkohet nga një qytetar i Kosovës në Britani të Madhe, nëpërmjet një bashkëluftëtari tim, një njeri shumë i afërt me mua që ta ketë një bashkëbisedim pa e specifikuar temën, cila është arsyeja. E pyes cila është fusha, profesioni e interesimi. Por më tha komandant nuk e di, e njoh i besoj dhe thjesht ka kërkuar të takohet, i ka ndihmuar Kosovës, është qytetar i ndershëm, është afarist. Me të vërtetë pranova, në takimin e parë më krijoi një pozitivitet”. “Jo vetëm në bazë të përshkrimit edhe paraqitjes së tij dhe kultura e komunikimit, ishte në nivel. Gjatë bisedës qenka që të përafrohemi LDK dhe LVV, e dëgjova deri në momentin kur thotë se Z. Kurti ka shumë vlerësim të lartë për ty, edhe e ke të sigurt postin e ministrit të Mbrojtjes, aty nuk jam ndjerë mirë, mundem të them se jam ndjerë edhe i ofenduar”, tha Quni në emisionin DPT Fidani në Klan Kosova. Nacionale Facebook
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar