Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi 1 min lexim

Barometri i BE-së: 18% e të anketuarve kosovarë e shohin mirë situatën ekonomike – inflacioni problem kryesor

Redaksia Lajmetereja • 28-05-2025 18:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Barometri i BE-së: 18% e të anketuarve kosovarë e shohin mirë situatën ekonomike – inflacioni problem kryesor
Barometri Standard i Bashkimit Evropian për Kosovën për pranverën 2025, tregon se vetëm 18% e të anketuarve mendojnë se situata ekonomike në Kosovë është e mirë, e 40 për qind – shumë e keqe. Sipas këtij dokumenti, ekonomia dhe papunësia janë ndër shqetësimet më të mëdha të qytetarëve. Më së miri e paraqesin përqindjet, ku rritja e çmimeve/inflacioni/kostoja e jetesës janë disa nga përgjigjet që janë dhënë më së shpeshti nga të anketuarit. Në pyetjen se çka janë çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet vendi aktualisht, përqindjet më të larta lidhen me këto përgjigje. Kjo matje e opinionit publik tregon edhe se besimi në institucionet e vendit është më i lartë sesa në institucionet e BE-së. Megjithatë lidhur me perceptimin për BE-në, 89% e të anketuarve mendojnë pozitivisht. Barometri i BE-së për Kosovën , pranvera 2025
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar