Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Buxheti i BE-së në pikëpyetje: Friedrich Merz vendos kusht të rreptë për financimin e Ukrainës

Redaksia Lajmetereja • 09-11-2026 19:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Buxheti i BE-së në pikëpyetje: Friedrich Merz vendos kusht të rreptë për financimin e Ukrainës
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kushtëzuar arritjen e një marrëveshjeje për buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian me miratimin e një pakete ndihme shtesë prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, duke lidhur ngushtë dy tema që tashmë kanë krijuar përçarje mes shteteve anëtare. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore ruse, Ukraina përballet me një deficit prej 70 miliardë eurosh në buxhetin e saj për vitin 2027. Brukseli është zotuar se do të mbulojë afërsisht dy të tretat e kësaj shume, përmes një mekanizmi që mbetet ende për t'u caktuar. Në një letër dërguar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, kancelari gjerman ka theksuar se një angazhim i përbashkët dhe i drejtë nga të gjithë anëtarët për mbulimin e këtij boshllëku financiar është kusht absolut, jo vetëm për këtë zgjidhje, por edhe për çdo diskutim tjetër me natyrë financiare. Më tej, kreu i qeverisë gjermane ka kërkuar që bisedimet rreth buxhetit shtatëvjeçar të bllokut të sigurojnë financim të qëndrueshëm për Kievin duke filluar nga viti 2028, duke përfshirë këtu edhe shlyerjen e detyrimeve të interesit nga kredia aktuale prej 90 miliardë eurosh. Merz ka kërkuar gjithashtu që çështja e financimit të Ukrainës të vendoset në krye të agjendës gjatë samitit joformal që do të zhvillohet këtë javë në Dublin, duke shtuar se mbështetja ndaj Ukrainës përbën një shtyllë të sigurisë sonë të përbashkët evropiane. Pozicioni i Gjermanisë mbështetet edhe nga Danimarka, Finlanda, Holanda dhe Suedia, të cilat kërkojnë që buxheti i Bashkimit Evropian dhe ndihma për Ukrainën të trajtohen së bashku si një paketë e vetme. Në krahun tjetër, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke kanë bërë të inidikuar se nuk do të marrin pjesë sërish në huamarrjen e përbashkët për Ukrainën, ndërsa e njëjta linjë pritet të mbahet edhe nga Bullgaria. Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka cilësuar si “shumë të rrezikshme” këtë strategji të ndërlidhjes së dy çështjeve kaq të ndjeshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar