Kronikë
1 min lexim
Një person gjendet i vdekur në Zubin-Potok, policia e cilëson “vdekje të dyshimtë”
Reklamë e Sponsorizuar
Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Varagë të Poshtme të Zubin-Potokut.
Policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Në njoftimin e policisë thuhet se viktima, 55-vjeç, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
“Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën B.R 55-vjeç i cili është gjetur pa shenja jetë i varur me litar ne ballkonin e shtëpisë së tij. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: