Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Prishtina shkëputet në majë të tabelës, Drenica frenon kampionen në fuqi

Redaksia Lajmetereja • 09-11-2026 16:05
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Prishtina shkëputet në majë të tabelës, Drenica frenon kampionen në fuqi
Kryeqytetasit e Prishtinës kanë shënuar një fitore të rëndësishme me rezultatin 2:1 ndaj Vushtrrisë, në kuadër të xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke konsoliduar kështu udhëheqjen në renditjen tabelore. Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas solli golin e parë në minutën e 28-të, kur Rin Ahmeti zhbllokoi shifrat duke kaluar bardhekaltrit në epërsi. Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën e Prishtinës, e cila arriti të dyfishojë avantazhin qysh në minutën e 49-të. Autori i golit të dytë për kryeqytetasit ishte Assabe Diatta, duke çuar rezultatin në 2:0. Edhe pse në disavantazh të dyfishtë, Vushtrria nuk u dorëzua dhe reagoi në minutën e 79-të përmes Urim Statovcit, i cili ngushtoi shifrat në 2:1. Megjithatë, deri në vërshyllën përfundimtare të gjyqtarit rezultati mbeti i pandryshuar, duke i siguruar Prishtinës tri pikë të reja dhe mjaft të vlefshme. Për Prishtinën kjo shënon triumfin e dhjetë përgjatë këtij edicioni garues. Me dy barazime dhe vetëm një humbje, skuadra e kryeqytetit mban kreun me 32 pikë gjithsej, pesë sosh më shumë se Malisheva që pozicionohet e dyta. Ndërkaq, Drita mban vendin e tretë me 24 pikë, pasi në sfidën tjetër të zhvilluar të dielën nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 si mysafire ndaj Drenicës, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Golat në këtë përballje u shënuan që në pjesën e parë, ku skuadra kampione kaloi e para në epërsi në minutën e 16-të falë Albert Dabiqajt. Vendasit e Drenicës reaguan shpejt dhe në minutën e 25-të barazuan rezultatin në 1:1 me anë të Genc Hamitit, shifra këto që mbetën në fuqi deri në fund. Vlen të theksohet se ky barazim i ka sjellë Drenicës pikën e parë nën udhëheqjen e trajnerit Gentjan Mezani, i cili mori drejtimin e skuadrës më 26 tetor. Pas disfatës së rëndë 4:0 nga Ballkani në xhiron e shkuar, skuadra kuqezi nga Skenderaj ka dëshmuar reagim duke ndalur në këtë mënyrë ekipin kampion të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar