Aktuale
Debati për trashëgiminë e Rugovës, Luan Gacaferi lëshon akuza të forta ndaj Baton Haxhiut
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasjet në distancë rreth figurës së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, janë intesifikuar së fundmi, pasi anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi, i është kundërpërgjigjur në mënyrë të ashpër gazetarit Baton Haxhiu, pas deklaratave kritike që ky i fundit ka bërë vazhdimisht ndaj liderit historik.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Gacaferi ka zgjedhur një ton të ashpër replike, duke përmendur dhe vënë në pikëpyetje qëndrime, ngjarje dhe deklarata të kaluara që ia atribuon Haxhiut ndër vite.
Në reagimin e tij të plotë të publikuar në Facebook, Luan Gacaferi shkruan:
E thotë ky që thojke se Kadri Veseli ka kcy prej ballonës
E thotë ky qe thojke se Hashim Thaqi i ka dal tenkës serbe përpara veç mi ndal
E thotë ky qe Hashim Thaqi ka hyp n'ballonë me dy bume n'xhep kur o nisë për Rambuje
E thotë ky që thojke për mua ka qenë nderi më i madh qe kam takuar shefin e BIA-së, serbe në Landovicë, Stanishiqin
E thotë ky qe Millosheviqi i tha në Hagë me zë e me figurë se ti ke qenë spijun i joni
E thotë ky që Vuqiçi desh pati thy qafën tu vrapu me shku me ja dhon dorën
E thotë ky që Shqipnisë ja dërgoi Vlora Hysenin si shefe të SHISH-it
E thotë ky që i shërben armikut më të madh të kombit shqiptar Edvin Ramës
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: