Sport
Spanja pa yllin e Barcelonës në Pragë: Zbardhen arsyet e mungesave për sfidën ndaj Çekisë
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Spanjës do të zbarkojë në Pragë përballë Çekisë në Ligën e Kombeve, e cila do të luhet më 12 nëntor, pa shërbimet e Lamine Yamal dhe Mikel Oyarzabal.
Talenti i ri i Barcelonës ka shfaqur shqetësime fizike në gju pas një goditjeje të pësuar në sfidën kundër Atletico Madrid. Pas kontrolleve të detajuara mjekësore, është vendosur që ai të mbetet në Katalonjë për të nisur procesi i rikuperimit. Nga grupi i lojtarëve të Barcelonës të ftuar nga trajneri Luis de la Fuente, Yamal ishte i vetmi që u kthye në bazë, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve mbetën të grumbulluar në Madrid.
Pavarësisht kësaj situate, drejtuesit e klubit katalanas shfaqen të qetë, pasi ky vendim është marrë me konsensus të plotë mes klubit dhe Federatës Spanjolle të Futbollit, ndërkohë që stafi mjekësor i të dyja palëve është në komunikim të vazhdueshëm. Nga ana tjetër, sulmuesi i Real Sociedad, Mikel Oyarzabal, po përballet me një gjendje gripale dhe do të vijojë mjekimin në San Sebastian. Për më tepër, lojtari pritet të bëhet baba së shpejti, çka e shton pasigurinë edhe për aktivizimin e tij në ndeshjen e radhës kundër Anglisë.
Lidhur me situatën e Lamine Yamal, sulmuesi 19-vjeçar llogaritet të bashkohet me "La Roja" në ditët në vijim, për të qenë i gatshëm në superpërballjen ndaj kombëtares angleze që do të zhvillohet në stadiumin "Metropolitano" të dielën, më 15 nëntor. Pritshmëritë janë që ai të ribashkohet me grupin të premten, megjithëse çdo gjë do të varet nga ecuria e rikuperimit të tij fizik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: