Politikë
Partneriteti strategjik: Ministri Sveçla pret në takim diplomatiken e lartë amerikane Anu Prattipati
Reklamë e Sponsorizuar
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim zyrtar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Gjatë këtij takimi, dyshja është fokusuar te zgjerimi dhe thellimi i partneritetit dypalësh në sektorët e sigurisë dhe zbatimit të ligjit ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit të misionit diplomativ amerikan, në qendër të bisedimeve kanë qenë domosdoshmëria e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, domosdoshmëria e një koordinimi më të afërt ndërmjet institucioneve shtetërore, si dhe përparimi i objektivave të përbashkëta në fushën e sigurisë publike.
Aleanca dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës në fushën e sigurisë vazhdojnë të përbëjnë shtyllë kyçe për konsolidimin e institucioneve vendore, ngritjen e performancës dhe kapaciteteve të Policisë, si dhe ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: