Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kërcënimet ndaj Osmanit, GSBGj: Të veprohet menjëherë për të mbrojtur gratë në politikë

Redaksia Lajmetereja • 28-05-2025 13:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kërcënimet ndaj Osmanit, GSBGj: Të veprohet menjëherë për të mbrojtur gratë në politikë
rupi për Siguri dhe Barazi Gjinore ka dënuar ashpër kërcënimet me vdekje të bëra së fundmi ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Përmes një reagimi dërguar mediave, ky grup thotë se akte të tilla frikësimi dhe kërcënime të kësaj natyre nuk janë vetëm sulm ndaj Presidentes Osmani si person, “por edhe sulm ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe parimit të paqes e stabilitetit”. GSBGj u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave që të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara për të mbrojtur gratë në politikë dhe për t’u siguruar që ato mund të udhëheqin pa frikë. “Shprehim solidaritet të plotë me Presidenten Osmani dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për sigurinë, mbrojtjen dhe dinjitetin e të gjithë zyrtarëve publikë, pa dallim gjinie, që shërbejnë me integritet dhe përkushtim. Nuk ka vend për dhunë apo frikësim në shoqëritë demokratike”, ka thënë GSBGj në reagimin dërguar mediave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar