Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Pas 7 vitesh betejë ligjore, Astrit Hasani fiton ndaj Ministrisë për mungesën e qasjes fizike

Redaksia Lajmetereja • 28-05-2025 13:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pas 7 vitesh betejë ligjore, Astrit Hasani fiton ndaj Ministrisë për mungesën e qasjes fizike
Publikuar më: Pas më shumë se shtatë vitesh përpjekje dhe përkushtim në një proces të gjatë ligjor, Astrit Hasani – person me nevoja të veçanta dhe përdorues i karrocës – ka fituar betejën gjyqësore ndaj Ministrisë për shkak të mungesës së qasjes fizike në Zyrën e Pensioneve në Mitrovicë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë z. Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur emocionin dhe rëndësinë e këtij vendimi, të cilin e cilëson jo vetëm si fitore personale, por si një hap të rëndësishëm drejt barazisë dhe eliminimit të diskriminimit për persona me aftësi të kufizuara. Gjykata Themelore në Mitrovicë ka miratuar padinë e ngritur nga Hasani, duke e cilësuar mungesën e qasjes fizike si cenim të të drejtave themelore të qytetarëve me nevoja të veçanta. Hasani u ka bërë thirrje institucioneve publike që të reflektojnë dhe të marrin masa konkrete për eliminimin e barrierave fizike, duke garantuar qasje të barabartë për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që lëvizin me karrocë. Në fund, ai ka falënderuar në mënyrë të veçantë avokaten e tij, znj. Latife Neziri nga organizata HANDIKOS, si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë procesit. Fitorja e Astrit Hasanit është një precedent i rëndësishëm në avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar