Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Ndodh edhe kjo: U kap me drogë në veturë – 21-vjeçari thotë “Pasha Zotin xhaketa është e shokut”

Redaksia Lajmetereja • 28-05-2025 13:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ndodh edhe kjo: U kap me drogë në veturë – 21-vjeçari thotë “Pasha Zotin xhaketa është e shokut”
Publikuar më: Një i ri ka përfunduar në duart e Policisë pas mesnatës së 28 majit në Veternik të Prishtinës, pasi në veturën e tij u gjet substancë e dyshuar narkotike. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Armir Bozuku, 21 vjeç, i cili u ndalua gjatë një kontrolli dhe gjatë verifikimit në automjetin e tij, brenda një xhakete është zbuluar rreth 2 gram substancë e dyshuar narkotike. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ku ka mohuar posedimin e lëndës narkotike, duke deklaruar se “Pasha Zotin xhaketën mund ta ketë lënë ndonjë prej shokëve që kishin qenë më herët në veturë, se nuk është e imja”. Lënda narkotike është konfiskuar si provë materiale, ndërsa prokurorja kujdestare ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope apo analoge”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar