Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Kapet me marihuanë një 26 vjeçar në Mitrovicë, arrestohet nga Policia

Redaksia Lajmetereja • 28-05-2025 13:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kapet me marihuanë një 26 vjeçar në Mitrovicë, arrestohet nga Policia
Publikuar më: Sot rreth orës 02:30, policia në Mitrovicë të Veriut arrestoi një person të dyshuar për veprën penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. I dyshuari, A.S., 26-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, u arrestua në rrugën “Kolashini”, derisa zyrtarët policorë e ndaluan për kontroll një automjet me targa vendi. “Gjatë kontrollit të drejtuesi i automjetit është gjetur një sasi e substancës narkotike e cila dyshohet se është e llojit marihuanë. Sasia e substancës narkotike është konfiskuar dhe do të procedohet në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt. “Policia e Kosovës riafirmon përkushtimin për luftimin e të gjitha formave të shpërndarjes dhe përdorimit të substancave narkotike. Droga përbën rrezik serioz për jetën, shëndetin dhe sigurinë e komunitetit tonë, veçanërisht për të rinjtë”, deklaron Policia e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar