Politikë
Kryeministri Kurti në Paris: Pjesëmarrës në Forumin e Paqes dhe darkën presidenciale të Macronit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është shndërruar në qendrën e diplomacisë ndërkombëtare, ku krahas takimit të shefave të diplomacisë të vendeve të G7-ës, sot dhe nesër po mbahet edhe Forumi i Paqes, ngjarje në të cilën po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Shefat e diplomacisë së G7-ës janë mbledhur në kuadër të takimit dyditor zyrtar, i cili zhvillohet nën presidencën franceze. Gjatë këtyre punimeve, ministrat pritet të harmonizojnë pozicionet e tyre lidhur me zhvillimet më të fundit gjeopolitike, me fokus të veçantë te menaxhimi dhe tejkalimi i krizave globale.
Në anën tjetër, kreu i ekzekutivit kosovar, i cili po ta qëndrojë prej disa ditësh në territorin francez, i është bashkuar personaliteteve botërore në Forumin e Paqes në Paris, ndërkohë që është pjesë e axhendës edhe në darkën zyrtare shtetërore të shtruar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron.
Sipas njoftimit zyrtar nga Qeveria, kreu i qeverisë së Kosovës do t'i shfrytëzojë hapësirat e këtij samiti për të zhvilluar një sërë takimesh dypalëshe me liderë të ndryshëm, zyrtarë të lartë shtetërorë, drejtues institucionesh, si dhe me figura të shquara nga fusha e akademisë, arsimit, artit dhe kulturës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: