Politikë
Kurti takon bashkatdhetarët në Paris: Shteti do të garantojë kreditë për investimet e diasporës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të mërgatës gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin francez.
Ngjarja u organizua në kuadër të agjendës së kreut të ekzekutivit para nisjes së punimeve të Forumit të Paqes në Paris. Me këtë rast, Kurti vuri theksin te rëndësia e përfshirjes më të gjerë të bashkatdhetarëve tanë në rrjedhat publike dhe institucionale të vendit. Sipas tij, përvoja, morali i punës dhe dijenitë e fituara në vendet perëndimore kontribuojnë drejtpërdrejt në konsolidimin e shtetit.
"Përmes nismës 'Dritarja për Investime të Diasporës', ne synojmë t'u japim krah sipërmarrësve nga mërgata për të investuar në atdhe. Për çdo kredi të marrë për këtë qëllim, qeveria jonë do të dalë garant, duke shërbyer si hipotekë për ta," u deklarua kryeministri.
Kjo qasje, sipas kreut të qeverisë, shënon kalimin e mërgatës nga faza e sakrificës te kontributi i mirëfilltë ekonomik dhe fitimprurës. Ai shtoi se krahas kësaj, përmes Programit prej 1 Miliard Euro për prodhim dhe industri, do të përfitojnë mbështetje institucionale projektet me peshë strategjike për zhvillimin industrial të vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: