Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Grabiti bankën te 'Komuna e Parisit' dhe u largua me monopatinë: Vihet në pranga 50-vjeçari nga Vlora

Redaksia Lajmetereja • 09-11-2026 08:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Grabiti bankën te 'Komuna e Parisit' dhe u largua me monopatinë: Vihet në pranga 50-vjeçari nga Vlora
Efektivët e Policisë së Tiranës kanë vënë në pranga 50-vjeçarin Robert Duka, me origjinë nga Vlora, i cili akuzohet si autori i grabitjes së një dege bankare të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Ngjarja kriminale u shënua më 2 nëntor 2026, rreth orës 10:45, kur një person i maskuar hyri në ambientet e institucionit financiar dhe, nën kërcënimin e një sendi me pamje arme, arriti të përvetësonte një sasi të hollash. Sipas rindërtimit të skenës nga hetuesit, autori ka kërcënuar fillimisht punonjësin e sigurisë dhe më pas i është afruar sporteleve ku mori paratë. Menjëherë pas realizimit të grabitjes, ai u largua me shpejtësi nga vendngjarja duke përdorur një monopatinë elektrike, në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”. Falë veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Robert Duka u lokalizua dhe u arrestua nga uniformat e pluta pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë. Përveç këtij rasti, 50-vjeçari dyshohet gjithashtu se është përgjegjës edhe për një tjetër grabitje bankare të ndodhur disa muaj më parë, po në zonën e Komunës së Parisit. Autoritetet policore bëjnë me dije se hetimet po vijojnë me intensitet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të të dyja ngjarjeve dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar