Politikë
Punimet në Bypass-in e Tiranës / Rama publikon pamje nga kantieri i nyjës strategjike që lehtëson trafikun
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar ecurinë e punimeve në kantierin e Bypass-it të Tiranës, një prej investimeve më të rëndësishme në rrjetin rrugor të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i ekzekutivit e ka vlerësuar këtë vepër si një nyje kyçe strategjike, e cila do të mundësojë lidhjen e Korridorit Blu me dy nga akset kryesore kombëtare, autostradën Tiranë–Durrës dhe atë Tiranë–Elbasan.
Sipas kryeministrit, realizimi i këtij projekti infrastrukturor do të ndihmojë drejtpërdrejt në shkarkimin e trafikut të rënduar, duke iu lehtësuar drejtuesve të mjeteve lëvizjen dhe duke shmangur nevojën për të kaluar tranzit përmes kryeqytetit.
"Mirëmëngjes dhe me kantierin e Bypass-it të Tiranës, një nyje strategjike e infrastrukturës rrugore që po merr formë dhe që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan, duke lehtësuar trafikun dhe shmangur kalimin përmes kryeqytetit, ju uroj një javë të mbarë", ka shkruar Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: