Aktuale
Akil Varfi vijon akuzat ndaj Sharr Brainës: E cilëson si një “fëmijë të keq”
Reklamë e Sponsorizuar
Tensionet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” duket se janë larg qetësimit, pasi Akil Varfi i është rikthyer sërish komenteve negative për banorin Sharr Braina, pas përplasjes së tyre të mëparshme.
Gjatë një bashkëbisedimi me reperin Nichi, Akili ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj Sharrit, duke e etiketuar me fjalë të rënda.
“Shumë djalë i keq ai Sharri, nga ata fëmijët e këqij”, është shprehur Akili gjatë kësaj bisede.
Kjo deklaratë vjen pas një serie fërkimesh mes dy konkurrentëve, të cilët pak kohë më parë patën një përplasje verbale që degradoi deri në fyerje personale.
Pavarësisht se debati ka kaluar, Akili po vazhdon ta mbajë gjallë konfliktin duke e komentuar negativisht Sharrin në prani të banorëve të tjerë të shtëpisë.
Ndërkohë, situata ka prodhuar reagime edhe jashtë mureve të shtëpisë, ku familjarët e Sharr Brainës kanë reaguar përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social Instagram.
Ata kanë dalë në mbrojtje të djalit të lor, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave dhe fjalëve të rënda të lëshuara nga Akili, të cilat i kanë hedhur poshtë me forcë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: