Sport
Interi shkëlqen ndaj Comos, zikaltrit konfirmojnë formën e lartë dhe afrohen me kreun
Reklamë e Sponsorizuar
Interi ka regjistruar një paraqitje bindëse përballë Comos, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Futbollistët e udhëhequr nga shtabi teknik e nisën furishëm takimin, duke zhbllokuar shifrat që në minutën e 12-të. Ishte sulmuesi Francesco Pio Esposito ai që dërgoj topin në rrjetë, pasi përfitoi nga një pasim i matur i Djed Spence.
Formacioni zikaltër nuk e uli ritmin dhe dyfishoi epërsinë vetëm shtatë minuta më vonë. Marcus Thuram tregohet i vëmendshëm brenda zonës, duke shfrytëzuar një top të kthyer për të shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.
Pjesa e dytë solli lëvizje taktike nga të dyja anët dhe zëvendësime të shumta, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Kjo i lejoi skuadrës milaneze të menaxhonte me qetësi epërsinë dhe të arkëtojë tri pikë tejet të vlefshme në renditje.
Pas këtij suksesi, Interi ngjitet në kuotën e 28 pikëve, duke u pozicionuar vetëm një hap larg kryesueses Lazio që numëron 29 sosh. Ndërkohë, Como pëson një rënie në renditje, duke lëshuar pozitën e katërt dhe renditet tashmë e pesta me 23 pikë të tubuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: