Politikë
Kërcënimi i Millosheviqit ndaj delegacionit kosovar: Kush e sfidon Serbinë, e pëson me kokë
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë viteve ’90, Ilaz Ramajli, ka sjellë në vëmendje prapaskenat e një takimi të tensionuar me ish-ldhejn serb, Sllobodan Millosheviq, në kryeqytetin serb. Këto dëshmi ai i ka ndarë gjatë një rrëfimi të hapur në podcastin “PIKË”, nën moderimin e publicistit të njohur Veton Surroi.
Ngjarja daton në periudhën kur përfaqësuesit kosovarë po kundërshtonin me vendosmëri ndryshimet kushtetuese të iniciuara nga Beogradi, të cilat kishin për qëllim shfuqizimin e autonomisë së Kosovës. Gjatë kësaj përballjeje, Ramajli ka zbuluar mesazhin kërcënues që Millosheviqi ia kishte drejtuar atyre, duke paralajmëruar se çdo tentativë për të kapërcyer atë që ai e quante "muri i Serbisë" do të kishte pasoja fatale për kokat e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: