Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vazhdon bllokada në Kuvend, 22 tentime të dështuara

Redaksia Lajmetereja • 27-05-2025 21:36
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vazhdon bllokada në Kuvend, 22 tentime të dështuara
Edhe një herë tjetër, të njëzetedytën, seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre. Skenari i njëjtë. Tentimi i LVV-së për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit nuk kaloi. 54 deputetë votuan për, një kundër. Abstenime nuk pati. LVV-ja po insiston në propozimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, dhe pasi ajo dështoi disa herë t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur, po propozon çdo dy ditë formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme. Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së, Avni Dehari e ndërpreu seancën, duke njoftuar vazhdimin e saj për pasnesër në orën 11:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar