Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Zjarr i madh në familjen Bytyqi në Abri të Poshtme – Djegie masive, katër lopë, dy vetura dhe një traktor, dëmi mbi 100 mijë euro

Redaksia Lajmetereja • 27-05-2025 21:35
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zjarr i madh në familjen Bytyqi në Abri të Poshtme – Djegie masive, katër lopë, dy vetura dhe një traktor, dëmi mbi 100 mijë euro
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Abri e Poshtme të komunës së Drenasit, ku një zjarr masiv ka përfshirë një pronë private, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme materiale, raporton Gazeta Sinjali. Rreth orës 04:30, V.B, viktima dhe njëkohësisht ankuesja, ka lajmëruar përmes telefonit se një shtallë me ushqim për bagëti ishte përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar patrullat policore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, por dëmet kanë qenë të mëdha. Sipas dëshmisë së saj dhe konstatimeve në vendin e ngjarjes, nga zjarri janë djegur: Shtalla me ushqim, një aher, shtëpia e banimit dhe garazhet, katër lopë, dy automjete, dhe një traktor dhe pajisje të tjera bujqësore. Fatmirësisht, familjarët që ndodheshin në shtëpi kanë arritur të largohen me kohë dhe nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve rajonale, eksperti i energjisë elektrike dhe eksperti i zjarrit, ndërsa deri tani nuk dihet shkaktari i incidentit, e as ndonjë person i dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit kap shifrën e rreth 100 mijë eurove. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe hetimet janë në zhvillim. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar