Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Bllokim i hekurudhave: Trainkos paralajmëron ndalimin e qarkullimit të trenave për shkak të grevës

Redaksia Lajmetereja • 08-11-2026 18:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bllokim i hekurudhave: Trainkos paralajmëron ndalimin e qarkullimit të trenave për shkak të grevës
Ndërmarrja Publike Trainkos ka bërë të ditur se qarkullimi i trenave anembanë vendit do të pezullohet ditën e nesërme, si pasojë e një greve të paralajmëruar. Sipas njoftimit zyrtar, linja e parë që niset nga kryeqyteti në orën 07:50 do ta përfundojë udhëtimin e saj në Fushë Kosovë, pasi në orën 08:00 do të ndërpriten shërbimet e infrastrukturës për operatorët. “Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. njofton udhëtarët se, bazuar në njoftimet për grevë të organizatave sindikale të Infrakos (menaxheri i infrastrukturës), më 9 nëntor 2026 mund të ketë ndryshime në qarkullimin e trenave: – Treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do të ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë, pasi në orën 08:00 Infrakos ndalon ofrimin e shërbimeve ndaj nesh si klient i tyre. – Pas këtij treni, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore, të gjithë trenat e tjerë do të pushojnë së qarkulluari deri në normalizimin e situatës”, theksohet në komunikatë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar