Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Reagon polici ndaj të cilit Serbia ka lëshuar fletarrest: Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me nder

Redaksia Lajmetereja • 27-05-2025 21:35
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Reagon polici ndaj të cilit Serbia ka lëshuar fletarrest: Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me nder
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, ka reaguar publikisht pas lëshimit të një fletarrestimi nga autoritetet serbe në lidhje me një incident që ndodhi me maturantë në veri të Kosovës një ditë më parë, shkruan Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në Facebook, Brahimi ka shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar punën me përkushtim dhe integritet. “Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me integritet, me përkushtim dhe me nder. Të punoj me gjithë zemër për një polici të drejtë, transparente dhe gjithmonë pranë qytetarëve”, ka shkruar ai. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për përkrahjen që ka marrë nga qytetarët pas kësaj situate. “Të nderuar kolegë, miq, dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur, Sot qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe krenarie… çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë që më është zgjatur, çdo besim që më është dhënë — të gjitha kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në përkushtimin tim për këtë detyrë”, ka thënë Brahimi. Ai shtoi se puna në Policinë e Kosovës nuk është thjesht profesion, por “një thirrje”, dhe se përkrahja që ka marrë është forca që e shtyn të ecë përpara. “Ju më keni dhënë motivimin që të jem më i mirë çdo ditë, më keni rikujtuar pse kjo punë ka kaq shumë rëndësi… Le të ecim përpara së bashku — me besim, unitet dhe përkushtim ndaj të mirës së përbashkët”, përfundoi ai. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar