Sport
Goli spektakolar nga gjysma e fushës, mesfushori kuqezi çmend Gjermaninë
Reklamë e Sponsorizuar
Tim Civeja po kalon një formë fantastike në radhët e Karlsruhes në Bundesliga 2, duke u shndërruar në një nga elementët kyç të skuadrës dhe duke lënë gjurmë me një realizim të jashtëzakonshëm.
Gjatë sfidës në transfertë kundër Bohumit, talenti 24-vjeçar ka zhbllokuar shifrat në minutën e 51-të në mënyrën më të papritur të mundshme, duke lëshuar një goditje të fuqishme nga vija e mesit të fushës që ka mposhtur portierin vendas, i cili u zu në befasi totale.
Ky është realizimi i dytë sezonal për mesfushorin në Bundesliga 2, kampionat ku u transferua gjatë merkatos së verës nga radhët e Sarbrukenit, ku militonte më parë në kategoritë inferiore.
Vlen theksuar se Civeja, pasi kaloi nëpër grupmoshat e kombëtares gjermane, mori vendimin e rëndësishëm për të braktisur Gjermaninë dhe për të përfaqësuar ngjyrat e Shqipërisë, me të cilën tashmë është aktivizuar deri në nivelin e ekipit Kombëtar U-21.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: