Aktuale
Mbeturinat bllokojnë rrugën “Lord Bajron” në Prishtinë, institucionet heshtin
Reklamë e Sponsorizuar
Një sasi e konsiderueshme mbeturinash ka pushtuar gjatë kësaj të diele rrugën “Lord Bajron”, e cila ndodhet në lagjen Aktash të kryeqytetit.
Mbeturinat jo vetëm që kanë mbushur koshat, por tashmë kanë dalë jashtë tyre, duke krijuar një situatë shqetësuese dhe duke vështirësuar lëvizjen e lirë të banorëve për shkak të erës së rëndë që përhapet në zonë.
Lidhur me këtë problematikë, janë dërguar pyetje zyrtare drejtuar Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë Rajonale të Pastrimit “Prishtina” për tëMarrë vesh masat që do të merren për përmirësimin e gjendjes, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij raporti, palët nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.
Vlen të theksohet se gjatë muajve të fundit, Prishtina është ballafaquar shpesh me sfida të ngjashme të menaxhimit të mbeturinave, duke nxitur reagime dhe pakënaqësi të vazhdueshme nga qytetarët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: