Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë 1 min lexim

Trumpi pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë

Redaksia Lajmetereja • 24-05-2025 12:48
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Trumpi pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi, në kuadër të nismës humanitare të organizatës “Make-A-Wish Foundation”, e cila i kushtohet fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Në këtë takim emocional, Trumpi shprehu vlerësim të veçantë për djalin e madh të familjes, i cili është në karrige me rrota. Presidenti amerikan theksoi se djali përbën frymëzim për shumëkënd. Në një moment prekës, Trumpi i dhuroi atij një monedhë simbolike presidenciale, si kujtim i këtij takimi të paharrueshëm në zemër të Uashingtonit. “Mos e humb këtë, shok”, u shpreh presidenti duke i buzëqeshur djalit, i cili e pranoi dhuratën me emocion. Në fillim, nëna e familjes prezantoi edhe vajzën e saj, Ellën, e cila e përqafoi vëllain dhe konfirmoi dashurinë për të: “Po, e dua shumë. Ai është më i miri”. VIDEO:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar