Politikë
Dita e Përkujtimit: Ramush Haradinaj bën homazhe për ushtarët britanikë në Prishtinë
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të mbajtur sot në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet, për të nderuar kujtimin e ushtarakëve britanikë të flijuar gjatë konflikteve të ndryshme.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se në kuadër të Ditës së Përkujtimit, qytetarët dhe udhëheqësit janë bashkuar me partnerët tanë strategjikë për të përkujtuar kontributin e atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe paqen.
Haradinaj ka adresuar një falënderim dhe respekt të thellë për ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar që humbën jetën në tokën e Kosovës, duke nënvizuar se vepra dhe flijimi i tyre do të mbeten të paharrueshëm në historinë tonë.
“Përkulemi me nderim para sakrificës së të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht të atyre që kanë rënë në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: