Sport
Përballje zjarr në Gostivar: Arsimi dhe Shkëndija e Haraçinës kërkojnë kthesën e madhe
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë pasdite, saktësisht në ora 13:00, stadiumi i qytetit në Gostivar do të jetë nikoqir i sfidës përmbyllëse të javës së 13-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut (LPFM), ku do të masin forcat Arsimi dhe Shkëndija e Haraçinës.
Bëhet fjalë për dy klube që tashmë e kanë humbur shijen e triumfit. Skuadra nga Haraçina ka regjistruar një fitore që daton më 14 shtator ndaj Skopjes me shifrat 1:0, ndërsa ekipi i Arsimit kishte shijuar suksesin e fundit pikërisht kundër kundërshtarit të sotëm në udhëtim, duke triumfuar 0:2 më 22 gusht.
Këto rrethana paralajmërojnë një duel tejet dramatik në Gostivar, ku tri pikët janë imperativ absolut për të dyja kampet. Çdo rezultat tjetër do të rëndonte ndjeshëm pozitat e tyre, sidomos te skuadra vendase, e cila me vetëm 10 pikë në llogari synon me çdo kusht kthesën.
Në nisje të kampionatit, Shkëndija e Haraçinës u shfaq si sensacioni i edicionit. Si debutuese në LPFM, ajo regjistroi paraqitje mbresëlënëse dhe fitore të bujshme, duke ndeza madje shpresat se mund të rivalizonte për zonën që dërgon në garat evropiane.
Megjithatë, dinamika e kampionatit ka sjellë një tjetër tablo, pasi tashmë skuadra nga Haraçina po ballafaqohet me një betejë të vështirë për të ruajtur statusin e skuadrës elitare.
Ajo pozicionohet në vendin e gjashtë të renditjes tabelore me 15 pikë të tubuara para këtij takimi.
Të dyja skuadrat zbarkojnë në fushë me vendosmërinë e plotë për të mbyllur serinë e zymtë të rezultateve dhe për të kapur trepikëshin e shumëpritur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: