Politikë
Homazhe në Prishtinë: Haradinaj përkulet para kontributit dhe gjakut të ushtarëve britanikë për lirinë e Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një ceremoni solemne përkujtimore kushtuar ushtarëve britanikë që humbën jetën në misionet për paqe dhe liri.
Ngjarja është zhvilluar në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, ku lideri i AAK-së, në shoqërinë e aleatëve strategjikë, ka marrë pjesë në Aktin e Përkujtimit për të shprehur mirënjohjen ndaj forcave britanike.
Kjo datë e rëndësishme shënon kujtimin mbarëkombëtar për viktimat e Britanisë së Madhe dhe vendeve të Commonwealth-it që nga koha e Luftës së Parë Botërore e deri më sot, duke evokuar idealet e lirisë.
Duke ndarë përshtypjet përmes rrjeteve sociale, Haradinaj ka vënë in-focus respektin e pafundëm të popullit të Kosovës ndaj heronjve që dhanë jetën për paqen, duke veçuar kontributin e pazëvendësueshëm të dëshmorëve britanikë që rënë në tokën e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: