Politikë
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar: Ardita Sinani hedh votën dhe bën thirrje për mobilizim masiv
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka ushtruar të drejtën e saj qytetare në kuadër të procesit zgjedhor për Këshillin Kombëtar Shqiptar, i cili po zhvillohet këtë të premte, më 8 nëntor.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë lajmin për përmbushjen e detyrimit të saj zgjedhor, duke shpresuar njëkohësisht që i gjithë procesi të vijojë dhe të mbyllet në përputhje të plotë me rregullat dhe standardet demokratike.
Duke vënë inersinë te rëndësia e kësaj dite, e para e Preshevës u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të saj që të dalin masivisht në zgjedhje, duke e cilësuar pjesëmarrjen si mjetin kyç për të orientuar të ardhmen e përbashkët.
Sot, në këtë ditë të rëndësishme demokratike, e kreva obligimin tim qytetar duke votuar.
Uroj që procesi zgjedhor të përmbyllet në mënyrë të rregullt, demokratike dhe me pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.
Ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, sepse pjesëmarrja është mënyra më e drejtpërdrejtë për të shprehur vullnetin dhe për të ndikuar në të ardhmen tonë të përbashkët.
Le të jetë kjo ditë një dëshmi e kulturës sonë demokratike, e përgjegjësisë qytetare dhe e respektit për zgjedhjen e secilit.
Presheva është e të gjithë qytetarëve të saj!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: